Një mori problemesh paraqet unaza perendimore e Shkodres.Prej kohësh përballet më një sërë problematikash dhe askush nga institucionet përgjegjëse nuk reagon duke e lënë atë jashtë vëmendjes.
Pothuajse cdo drejtues automjeti për herë të parë në këtë segment rrezikon të aksidentohet.Pusetat pa kapakë në mes dhe në anë të rrugës si dhe puseta të ngritura mbi bazamentin e rrugës janë problemet më kryesore që ka ardhur koha që të gjejnë zgjidhje një herë e përgjithmonë.Situata është shumë e rëndë pasi me shtimin e fluksit të mjeteve aksidentet do të jenë të paevitueshme. Banorët e zonës me mjete rrethanore gurë apo plastmasë I kanë vendosur përreth pusetave si sjenjë dalluese për kalimtarët apo edhe shoferët.Në të gjithë gjatësinë e unazës perendimore të binë në sy puseta të ngritura mbi bazamentin e rrugës , duke detyruar kështu shoferët të devijojnë në korsinë tjetër të rrugës dhe të bëhen burime aksidentesh.Një pakujdesi e vogël sidomos gjatë orëvë të vona të natës kur mungon ndriçimi mund të përfundosh brenda pusetave të hapura.Askush nuk jep asnjë shpjegim lidhur me këto dëmtime që po bëhen edhe pse ky fenomen është trajtuar vazhdimisht në media.Edhe pse një investim I rëndësishëm që kap shifrën e 245 milion lekësh shihet qartë se kjo shumë nuk e justifikon realizimin e këtij investimi.Janë shënuar me dhjetra raste , në të cilat automjetet dhe kalimtarët kanë qënë viktima të këtyre pusetave të hapura në mes të rrugës.Në këtë gjendje që paraqitet unaza perendimore , pasojat do ti vuajnë banorët e kësaj zone që lëvizn dhe përshkojnë këtë rrugë cdo ditë me këmbë, bicikleta dhe shoferët e shumtë të automjeteve.