Organizata “The Door”, Klubi Taraboshi dhe Projekti “Shpresa” mirëpritën në Velipojë një grup të rinjsh nga Elbasani të cilët realizuan aktivitete të shumta në natyrë. Ky aktivitet u zhvillua nё kuadёr tё zbatimit tё projektit “Dua më shumë Natyrën dhe Shqiperinë”. Drejtuesi I “The door” Kastriot Faci tregon rëndësinë që ka njohja e të rinjve me natyrën.
Luigj Mila, drejtues I projektit “Shpresa”, I ofroi të rinjve mundësinë për të shërbyer vullnetarisht në kampin që hapet gjatë verës për personat me aftësi të kufizuara.
Gjatë vitit, në kuadër të këtij projekti do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera të cilat në fokus kanë të rinjtë dhe natyrën.