Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka ndjekur mbrëmjen e djeshme koncertin kushtuar këngëtares së muzikës popullore, Fitnete Rexha. koncerti u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baltetit.
Përmes një mesazhi në ‘Twitter’, diplomatja amerikane ka postuar disa foto ku shihet me këngëtarin Bujar Qamili dhe Valbona Mema.
POSTIMI:
Një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, me këngët e saj të interpretuara mjeshtërisht nga Bujar Qamili dhe Valbona Mema, e të rinj që duan të ecin në gjurmët e saj. Unë e dua Shqipërinë!