Personi nga Uzbekistani, i cili akuzohet për vrasjen e tetë personave në Nju Jork është i gatshëm të pranojë fajësinë për t’iu shmangur dënimit me vdekje. Ky propozim është bërë nga avokatët e Sayfullo Saipovit, ndërkohë që prokurorët kërkuan nga Gjykata e Qarkut në Menhatën të caktojë prillin e vitit 2019 si datë për gjykimin e tij.

Saipov akuzohet për vrasje dhe terrorizëm për sulmin e kryer në tetor të vitit të kaluar.

Avokatët e Saipovit thanë se mënyra më e shpejtë për zgjidhjen e rastit është që prokuorët të pranojnë propozimin e tyre. Vendimi duhet të merret fillimisht nga prokurori në Menhatën, Geoffrey Berman, dhe pastaj nga prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Jeff Sessions.

Artikulli paraprakMERCEDEZI ‘FESTON’ 50 VJETORIN
Artikulli tjetërARRESTOHEN 11 MAFIOZË SHQIPTARË PËR TRAFIK HEROINE NË SHBA