“Unë mbroj fëmijët” është tema e takimit të zhvilluar mes studentëve të universitetit të Shkodrës dhe ministrit të mirëqënies sociale Blndi Klosi dhe kryetares së bashkisë Voltana Ademi.
Sipas ministrit Klosi kjo nismë kombëtare “unë mbroj fëmijët” ka për qëllimin jo vetëm mbrojtjen por edhe ndryshimin total për fëmijët në situatë rruge. Edhe kryebashkiakja shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen e saj për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve në situatë rruge. “Unë mbroj fëmijët” është një nismë e cila ka nisur prej kohësh në të gjithë Shqipërinë dhe tashmë ka nisur zbatimi me ndërmarrjen e hapave konkrete për të larguar një numër të konsiderueshëm fëmijësh nga rruga.