Besoj na ka ndodhur shumë që të ulemi në tavolinë dhe ne vetë apo një nga miqtë tanë ti thotë kamarierit që nuk do të marrë gjë.Edhe pse pak e skiletshme, kjo ndodh shpesh jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë.
Një lokal në Madrid, Spanjë ka gjetur zgjidhjen për këta “klientë” duke i gjobiur me 1.5 euro.Pra edhe nëse nuk do të marrë gjë për të pirë apo konsumuar, do të duhet të paguash 1.5 euro.Taverna La Solía në Liaño (Cantabria) mori një vendim të tillë për këdo që vendos të qëndrojë në ambientet e saj pa pasur asgjë për të ngrënë.
“Industria ka ndryshuar pas COVID. Ne kemi nevojë për njerëz që të konsumojnë! Inflacioni po na prek shumë ne, hotelierët. Ne nuk jemi qendra sociale e qytetit. Ne kërkojmë vetëm pak edukim dhe respekt,” tha Oscar Solana.
Hotelierët, në disa raste e tolerojnë sepse kur shumica e grupit konsumon alkool, mund të kthehet në rrezik kur teprohet.Por Solana zbuloi se po bëhej gjithnjë e më e shpeshtë që nga një tryezë me gjashtë, për shembull, vetëm katër përfunduan duke kërkuar diçka, kështu që ai vendosi të merrte masa për këtë çështje.
“Ne jemi një bar koktej dhe gjithçka që bëjmë është shërbim tavoline. Normalisht kemi radhë për të hyrë dhe, nëse grupi është i madh, duhet të bashkojmë tavolinat. Pastaj sjellim ujë, dhe shkon kamerieri të pyesë se çfarë duan të pinë. Sigurisht , nëse do të konsumonin vetëm atër nga gjashtë, do t’i kishim vendosur në një tavolinë me katër. Njerëzit duhet të kuptojnë se është biznes dhe se na duhet për të qenë fitimprurës, përndryshe do të ishte e pamundur,” tha ai.