E gjithë Shqipëria po pret Ilir Metën të shkojë para drejtësisë? A ka Meta përgjigje për Edi Ramën?
“Që Shqipëria e pret Ilir Metën, ose ajo pjesë e Shqipërisë që I rreh zemra për Shqipërinë. Ajo që shqiptarët presin është lidership që mban fjalën, llogaridhënia.
Më bën përshtypje pse ka frikë Rama nga drejtësia e vet që e ka kapur për fyti. I bën thirrje SPAK të hetojë Ilir Metën?! Pa asnjë diskutim! Madje ti çojë dhe pyetjet siç ua çoi disa anëtarëve kushtetueses.
E keni parë Ilir Metën ti shmanget drejtësisë?! Kurrë!”
Madje e paralajmëroi Ramën
“Për një gjë dua ta siguroj zotërinë. Pas 24 korrikut është e sigurtë që Ilir Meta dhe jo vetëm por me mijëra shqiptarë do të shkojnë para gjykatave me fakte e prova e jo deklarata politike për të gjithë mullarët e korrupsionit që lartësohen çdo ditë para syve të qytetarëve shqiptarë”