“Unë të shoh, të dëgjoj dhe të mbështes” ishte aktiviteti që organizuan shoqata “Projekti Shpresa” dhe shkolla “3 dhjetori” në ditën botërore të shëndetit mendor në sallën “Kardinal Mikel Koliqi” në Shkodër. Drejtues të shoqatës, shkollës “3 dhjetori” dhe drejtorive të shërbimit social dhanë mesazhet për më shumë fonde dhe mbështetje ndaj kësaj kategorie.
Aktiviteti u shoqërua edhe me performanca artistike nga nxënësit e shkollës speciale “3 dhjetori” dhe të rinjtë e shoqatës “Projekti Shpresa” ndërsa një performancë të veçantë dhuruan edhe aktorët e teatrit “Migjeni”.