26 kilometra larg Lezhës ndodhet Ungrej, një mundësi mjaft e mire eksplorimi. Zona shtrihet në një lugine te krijuar nga përrenjtë malore, ndërsa për të shkuar deri atje nga qyteti i Lezhës, duhen rreth 40 minuta.

Kështjella e Kastrit, fortifikimet ilire, qafa e pazarit e shumë të tjera janë disa prej pikave kryesore që mund të vizitosh në Ungrej, ndërsa e veçanta e kësaj zone janë dhe kullat e vjetra me plot 200 të tilla.

Me asfaltimin e plotë të rrugës, njerezit kanë nisur të rikthehen në Ungrej.Ata po restaurojnë shtëpitë e vjetra një pjesë e të cileve për ti kthyer në bujtina për turistet numri i të cilëve po vjen gjithnjë në rritje.

E pasur me histori, kulturë, natyrë, në Ungrej gjen traditën e shpirtin mikpritës të banorëve.

Artikulli paraprakPLAZHI I TALES DESTINACION I PËLQYER
Artikulli tjetërGOLEM, KANALET E BLLOKUARA PROBLEM PËR BANORËT