Konflikti në Siri, alarmi i UNICEF: 96 fëmijë të vrarë në një javë
Jetesa në Siri është shndërruar në një makth të vërtetë, ku në një javë janë shënuar 96 fëmijë të vrarë dhe 223 të plagosur, ndërsa UNICEF bën thirrje se krahas mungesës së ujit të pijshëm dhe ushqimit mungojnë edhe mjekët. Mjekët e Alepos jEtojnë të ngecur në një makth denoncon Unicef e cila thotë se nuk ka fjalë për të përshkruar vuajtjet e fëmijëve. Ndihmat humanitare janë ndërprerë ndërsa bombardimet nuk kanë të ndalur. Sipas dëshmitarëve të organizatave humanitare shumë fëmijë kanë pak mundësi për të mbijetuar për shkak të gjendjes së krijuar. Pavarësisht alarmit të dhënë bombardimet në Aleppo nuk kanë të ndalur ndërsa lagje të shumta i janë nënshtruar sulmeve ajrore. Nga ana tjetër vijonë edhe përpjekjet për të arritur një marrëveshje diplomatike mes Rusisë dhe SHBA. Moska ka qënë e gatshme për një marrëveshje 48 orëshe në mënyrë që të shpëndahen ndihmat por kundërshton që armëpushimi të zgjatet pasi kjo do t’i jepte mundësi rebelëvë të riorganizoheshin. “SHBA janë treguar të paafta për situatën në Siri, kështu që forcat siriane do të vijojnë të luftojnë kundra terroristëve” u shpreh zëdhënësi i Kremlinit Peskov vetëm një ditë pas ultimatumit të sekretait amerikan John Kerry i cili paralajmëroi se nëse nuk arrihet një zgjidhje përfundimatare atëherë kjo do të sjellë ndërprerjen e kontakteve mes SHBA dhe Rusisë. Edhe Bashkimi Europian po bën presion që të arrihet një marrëveshje në Siri. “Po punojmë për ide të reja në mënyrë që t’i japim fund masakrës në Siri” u shpreh shefja e dipomacisë së BE Federica Mogherini gjatë një konference në Bruksel