Mijëra fëmijë në Ukrainë kanë nevojë urgjente për mbështetje psikologjike, marrë parasysh përvojat traumatike të luftës, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, 4,000 deri në 6,000 profesionistë për psikologji të fëmijëve janë ende në këtë shtet, dhe duhet bërë gjithçka për të siguruar pagat e tyre dhe për t’i mbështetur në mënyrë që të vazhdojnë punë e rëndësishme, ka thënë eksperti i UNICEF-it, Aaron Greenberg. Ai ka bërë këto deklarata nga Lvivi, qytet në perëndim të Ukrainës.

Rreth 91,000 fëmijë dhe të rinj, që veçse kanë qenë në qendra kujdesi para pushtimit rus në Ukrainë, kanë nevojë për vëmendje të posaçme, ka shtuar ai.

Shumë prej këtyre fëmijëve janë nëpër jetimore dhe qendra për fëmijë me nevoja të veçanta, derisa rreth 35,000 janë kthyer te familjet e tyre pas nisjes së luftës, por ende kanë nevojë për mbështetje.

Sipas tij, 56 ekipe mobile janë duke udhëtuar brenda shtetit për të ofruar kujdes për fëmijët dhe familjet e tyre që kanë përjetuar traumë, përfshirë dhunë seksuale./REL

Artikulli paraprak“ËSHTË THJESHT I MREKULLUESHËM”. STUDIUESIT SHIKOJNË PESHKUN E RRALLË NË BRIGJET E KALIFORNISË VERIORE
Artikulli tjetërU AKUZUA SE DOLI PËR BIRRË ME KURTIN NË BERLIN, VUÇIÇ: S’I KAM SHTRËNGUAR KURRË DORËN