Universiteti I Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në kuadër të projektit IDEA “Arsimi I Lartë gjithëpërfshirës në Ballkanin Perëndimor organizoi një tryezë të rrumbullakët me temë “Gjithpërfshirja në Arsimin e Lartë”. Rektorja Suzana Golemi tregon se aktualisht universiteti nuk përmbush të gjitha kushtet për gjithëpërfshirjen e të rinjve, por përmes projektit po punohet për përmirësimin e kushteve.

Fatjona Nikaj, student në Master Profesional në degën Gjermanistikë, në fakultetin e Gjuhëve të Huaja tregon sfidat me të cilat është përballuar gjatë jetës ndërsa jep edhe një mesazh për të rinjtë që ndajnë të njejtat problematika si ajo.

Ndërkohë, Hekuran Kërçiku, një ish-student I universitit “Luigj Gurakuqi” që aktualisht punon si psikolog shkollor tregon për vështirësitë me të ushtruarit të profesionit të tij si një person I verbër.

Përmes kësaj tryeze të rrumbullakët synohet krijimi I njësive të reja për mbështjen e studentëve me nevoja të veçanta, sa I takon aksesueshmërisë në fakultete po ashtu edhe sa I takon procesit të të nxenit.

 

Artikulli paraprakSHIU NË SHKODËR, QYTETARËT “LUNDROJNË” NË UJË
Artikulli tjetër“TË HEQIM BARRIERAT PËR PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE”