Është inauguruar në departamentin e Infermierisë, në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” klinika e fizioterapisë. Kjo klinikë është e para në të gjitha universitetet publike në vend. Drejtuesit e universitetit të Shkodrës, të departamentit të infermierisë dhe spitalit rajonal të Shkodrës vlerësuan këtë nismë.

Puna për këtë klinikë ka nisur që në vitin 2003, ndërsa sot ofron disa shërbime tregojnë pedagogët përgjegjës.

Brisela Kadija, drejtore e ZVA Shkodër vlerësoi universitetin për këtë iniciativë.
Kjo klinikë, me të gjitha shërbimet që ofron tashmë është në shërbim të qytetarëve shkodranë dhe komunitetit të sportistëve, të cilët përmes stafit të specializuar do të mund të marrin shërbimin e duhur mjekësor në fushën e fizioterapisë

 

Artikulli paraprakVINTE UJË I NDOTUR, UKSH RIPARON DEFEKTIN NË GRUDË TË RE
Artikulli tjetërNXËNËSIT MËSOJNË ARKITEKTURËN DUKE LUAJTUR