Marcus Rashford i ka dhënë golin e fitores në transfertë Manchester United, që fiton me rezultatin 0-1 në Spanjë përballë Celta Vigo.
Ndeshja ka qenë e ekuilibruar, me pak raste të pastra nga të dyja skuadrat. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0 dhe duhej të vinte minuta e 67’, kur Rashford të shënonte golin e shumëkërkuar nga anglezët. Një fitore. kjo, që do të thotë shumë për anglezët, të cilët javën e ardhshme do të presin më të qetë spanjollët që dështuan të merrnin një rezultat pozitiv në shtëpi.
Pas ndeshjeve të para të luajtura në gjysmëfinalen e Europa League, nëse nuk ka surpriza në ndeshjet e kthimit atëherë në finale United me shumë gjasa do të luajë përballë Ajaxit, i cili mposhti në shtëpi në ndeshjen e parë Lionin me rezultatin 4-1. Por loja e futbollit ka treguar se deri në vërshëllimën e fundit asnjëherë rezultati dhe kualifikimi nuk është i sigurt.