Univeristeti i Tiranës u rendit në vendin e 3.878 në të gjithë botën. Ky është vlerësimi më i ulët krahësuar me vendet e tjera të rajonit dhe ndër më të ulëtit në Europë.

Universitetet e Shqipërisë në fund të renditjes në

Sipas “Ranking Web of Universities”, pas UT-së renditet Univeristeti Bujqësor, por me shumë diferencë, në vendin e 4.486. Ndërsa në fund listohet Akdemia e Sigurisë, e 31.535-ta.Një ditë më parë, gjatë një takimi me rektorët, kryeministri Edi Rama tha se renditja e universiteteve shqiptare në rang global është e papranueshme. Ai fliste për përparim, por raportet tregojnë të kundërtën. Nga ana tjetër, pedagogët që kanë dalë në protestë, kanë ndër të tjera kërkesë që të rriten fondet për kërkim shkencor.

Por Rama nuk iu përgjigj kësaj kërkese, që është shumë domethënëse për cilësinë e univeristeteve, por iu kërkoi rektorëve që t’i sigurojnë fondet përmes programeve të BE-së.

Artikulli paraprakTAKIMI I MUNDSHËM PUTIN-BIDEN NË SAMITIN E G20, SHTËPIA E BARDHË MERR MASAT QË PRESIDENTËT TË MOS …
Artikulli tjetërNGA PRIMARET PËR VENDORET TE VOTIMI I SIMPATIZANTËVE, BERISHA ME KRYETARËT E DEGËVE TË PD