40 BURSA, JANË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE SHQIPËTARË. Të rinjtë shqiptarë do të kenë mundësi që të fitojnë bursa studimi  tremujore në Itali. Një projekti i financuar nga shteti fqinj parashikon që 40 të rinj nga 8 vende të rajonit të bëhen pjesë e këtij projekti. Në platformë parashikohet që nga këta 40 të rinj, 15 do të jenë italianë, ndërsa 25 të tjerët nga vendet e rajonit. Mësohet se përzgjedhja do të bëhet në bazë të projektidesë që ata kanë paraqitur, ku më të mirët do të shpallen fitues.

Projekti “Adriatic atart up school” do të jetë një mundësi e mirë për të rinjtë që kanë ide në krijimin e bizneseve të reja në fushën e kulturës. Synimi kryesor është zhvillimi i trashëgimisë kulturore të vendit përkatës. Ambasadori italian, Massimo Gaiani, e ka cilësuar si një mundësi të mirë, por nga e cila do të përfitojnë vetëm më të mirët. Ndërkohë, deri më datë 20 korrik të gjithë personat e interesuar kanë të drejtë të aplikojnë me projektidetë e tyre. Aplikimi mund të bëhet vetëm online dhe kandidatët duhet të jenë njohës të mirë të gjuhës angleze, pasi i gjithë procesi mësimor do të zhvillohet në këtë gjuhë. Fituesit do të përfitojnë një bursë prej 7 mijë eurosh për të ndjekur kursin  tremujor që do të zhvillohet në Ankona të Italisë gjatë periudhës shtator-dhjetor. Në konkurs do të marrin pjesë të rinj edhe nga Greqia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia

Artikulli paraprakGREKËT TË NDARË PËR REFERENDUMIN
Artikulli tjetërEKZEKUTOHEN TURISTËT ÇEK NË PREKAL