Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e thirrur në interpelancë nga opozita tha se ka nisur një inspektim për verifikimin e ligjshmërisë në universitete.

“Ju them me bindje se asnjë Universitetit Publik sot nuk është në kaos prej ligjit për arsimin e lartë. Dëshira për ti veshur disa problematika të UT është krejt e pavënd. Problemet që has UT janë probleme të brendshme që do të zgjidhen shumë shpejt.

Në ushtrimin e përgjegjësive që unë kam, por edhe si kërkesë publike e bërë nga rektori dhe senati i UT kam nisur inspektimin për verifikimin e ligjshmërisë”, tha Nikolla.

Ministrja duke iu përgjigjur opozitës tha se në 5 muaj në detyrë në këtë mandat tha se ka qenë në dispozicion të komisionit të edukimit për 20 orë për 4 seanca.

“Në këto 5 muaj jetë parlamentare kam qenë prezentë në 6 seanca dëgjimore, nga këto 4 në komisionin e edukimit. Në këto 4 dëgjesa kam qenë në dispozicion të deputetëb pothuajse 20 ore. 20 orë në dispozicion edhe për shkak të keqdrejtimit të komisionit ku vetëm dëgjesë për çështje nuk ka.

Nuk ka si të jetë e tillë kur ministri i thirrur në dëgjesë nuk ka mundësi të flasë dhe të japë shpjegime”, tha Nikolla.

Nikolla tha se janë vetëm 3 VKM të akteve nënligjore që pritet të miratohen brenda shkurtit.

“Ne kemi plotësuar të gjitha udhëzimet e ministrit të Arsimit dhe jemi duke përmbyllur edhe VKM e fundit. Mbledhja e qeverisë së kësaj jave miratoi VKM për gradat dhe titujt akademike. Ju rinformoj se edhe udhëzimi i shumëpërmendur për ngarkesat mësimore tashmë është miratuar.

Pra janë vetëm 3 VKM pa miratuar nga aktet nënligjore të cilat përmbyllen brenda shkurtit. Janë realizuar 100% e udhëzimeve të ministrit, janë miratuar në masën 100% urdhërat e ministrat, rregulloret dhe urdhërat e kryeministrit”, u shpreh ministrja.

Artikulli paraprakBETOHET DEPUTETI MË I RI I KUVENDIT TË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërKUKËS, BANORËT E 9 FSHATRAVE NË PROTESTË KUNDËR NDËRTIMIT TË HEC