Universitetet publike dhe private të vendit, prezantuan në Lezhë oferten e tyre të studimeve për vitin e ardhshem akademik.Panairi u organizua me iniciative të Ministrisë së Arsimit për Këshillimin e Karrieres me mbështetjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Zyrës së Punës.Organizatoret e këtij aktiviteti promovues i bënë thirrje rinisë të mos ikin nga Shqipëria, por të arsimohen dhe punësohen në vendin e tyre.
Pjesë e këtij panairi ishte dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës, ku padagogu i gazetarisë Altin Mema ju bëri thirrje maturanteve që të ndjekin studimet në deget e Fakultetit të Shkencave Shoqërore.
Prezantimi i ofertave studimore të universiteteve të vendit, u ndjek me interes nga maturantet e shkollave të Lezhës.