Prokuroria e Shkodrës, vijon të mbajë nën “presion” pedagogët e Universitetit të Shkodrës.
Në një moment kur u duk se gjithcka është mbyllur me skandalin e pedagogëve në Universitetin e Shkodrës, Prokuroria e Shkodrës nuk ndalet në hetime. Burimet bëjnë me dije se 20 pedagogë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Shkodrës kanë qënë në dyert e organit të akuzës paraditen e së mërkurës në Shkodër. Sipas po të njëjtave burime, mësohet se pedagogët janë marrë në pyetje në lidhje me proçedurat që janë ndjekur gjatë ushtrimit të provimeve ne këto fakultete në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Pedagogë të dëgës së Historisë, Fakultetit të Shkencave Shoqërore, në dëgën e Gjuhë – Letërsisë, pedagogë të Fakultetit Juridik, kanë hyrë gjatë paradites të së merkurës në derën e organit të akuzës për tu pyetur në lidhje më këtë cështje e cila vijon të ngelet në hetim në organin e akuzës. Një pjesë e mirë e pedagogë, e kanë cilësuar si një formalitet një procedurë të tillë ku kanë dëshmuar në lidhje me ato cështje për të cilat organi i akuzës ka pasur dyshime. Megjithatë kjo valë hetimesh duket se nuk do të mbyllet me kaq. Burime nga organi i akuzës në Shkodër bëjnë më dije se ende nuk ka prova të mjaftueshmë që fajësojnë pedagogët e thirrur në Prokurorinë e Shkodrës, por ky organ po administron të gjitha provat që disponon dhe nuk përjashtohet që shumë shpejt në ditët e para të vitit të ardhshëm të ketë të tjerë pedagogë në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Shkodrës.