Universitetet në gjithë Shqipërinë nisën sezonin e ri akademik mes të cilëve edhe universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Në ceremoninë e hapjes pranë fakultetit ekonomik, rektori i këtij universiteti Tonin Gjuraj e nisi me një urim për studentët ndërsa tha se janë 898 studentë që ulen për herë të parë në auditore, 8 më shumë se vitin e kaluar në një kohë kur janë 1 mijë maturantë më pak këtë vit.
Në total universiteti i Shkodrës ka 5600 studentë bashkë me stazhierët prej të cilëve 3700 aktiv ndërsa janë ende 544 kuota të lira nga 1442 në total.
Rektori Gjuraj deklaroi se dega e historisë nuk ka ende asnjë student të regjistruar ndërsa fizika vetëm një apo gjermanishtja 3 të tillë. Për këto degë vitin e ardhshëm do ketë një reformim si e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar.
Korrupsioni mbetet një tjetër pikë e fortë ku rektori Gjuraj do ketë vëmendje e plotë duke ftuar studentët që të denoncojnë çdo rast, kjo si një paralajmërim edhe për pedagogët.
Në total në universitetin e Shkodrës janë 6 fakultete me prej të cilave 30 programe bachelor, 14 master shkencor, 22 master profesional, 3 programe për kurset 2 vjeçare dhe 2 programe për ciklin e tretë të studimeve që është doktoratura.