1682 STUDENTË, PËR HERË TË PARË NË 6 FAKULTETE. Këtë te hëne date 20 tetor universitetet e te gjithë vendit kane hapur dyert për studentet. Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi ka filluar ketë vit akademik me rreth 1682 studente në 6 fakultetet qe ka ky universitet.
Fakulteti I shkencave te natyrës me 7 programe studimi matematike, fizike, informatike bio-kimi, infermieri e përgjithshme, mami dhe fizioterapi ka një total studentesh prej 440, fakulteti I shkencave shoqërore me degët gjuhe letërsi, gazetari komunikim, histori dhe gjeografi ka 372 studente, ne fakultetin e shkencave te edukimit me 5 programe studimi mësuesi për ciklin fillor, parashkollor, psikologjim pune sociale dhe edukim fizik janë regjistruar për ketë vit akademik 314 studente, fakulteti I drejtësisë megjithëse vetëm me një dege atë juridik ka numrin me te madh te studenteve 200 studente. Me tej fakulteti ekonomik me tre degët e tij finance, administrim biznes dhe marketing turizëm do te ketë vit 290 studente. Ndërsa ne fakultetin e gjuhëve te huaja janë regjistruar 147 studente. Ndërkohe regjistrimet nuk janë mbyllur përfundimisht pasi pritet qe te dalin rezultatet e formularit a3 dhe transferimet nga universitetet private te mbyllura. Universiteti I Shkodrës ka rreth 273 kuota te lira.