Universiteti “Luigj Gurakuqi” ka hapur dyert në nisjen e sezonit të ri akademik ashtu si në të gjithë Shqipërinë.

Ceremonia u zgjodh të zhvillohej në fakultetin ekonomik. Rektori Adem Bekteshi uroi studentët. Dekania e fakultetit ekonomik Blerta Dragusha u shpreh se mundësitë në universitetin e Shkodrës për studentët janë të mëdha. Sonja Malaj, vajza nga Lezha që mori pikët maksimale tregoi historinë e saj për të bindur se gjithmonë mund t’ia dalësh. Këtë vit universiteti “Luigj Gurakuqi” vjen me një kastë tjetër drejtuesish duke patur objektiva për zhvillimin e mëtejshëm.

Artikulli paraprakREKTORI: PRESIM FOND PËR MOBILIMIN TEK NDËRTESA E RE
Artikulli tjetër“TAKOHEMI PËR NJË LIBËR” NË GJIMNAZIN SHEJNAZE JUKA