Pas një sëmundjeje të gjatë, pak ditë me parë u nda nga jeta në Fort Collins (Kolorado, ShBA) prof. as. Mina Gero, pedagog e studiues i gjuhës shqipe

, duke lënë në pikëllim të thellë bashkëshorten,  tri të bijat dhe familjet e tyre, por trishtimi ka perfshire edhe shkodren, vendin ne te cilin ai per 30 vite edukoi breza te tere studentesh. Prof Tomorr Osmani, shefi i departamentit te gjuhes ne Universitetin e Shkodres, percjell nderim dhe respekt per kete figure te rendesishme. Prof. As. Mina Gero Lindi në Fier më 5 nëntor 1946. Pas diplomimit, u emërua pedagog në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar të Shkodrës, ku për 32 vjet dha lëndët Sintaksë teorike dhe Sintaksë e gjuhës shqipe, Histori e gjuhës shqipe dhe dialektologji, Hyrje në gjuhësi dhe Praktikum i gjuhës shqipe. Për disa vite ka drejtuar Katedrën e gjuhës e të letërsisë të Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës e më vonë edhe Departamentin e gjuhës të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Me ndarjen e prof. Mina Geros nga jeta, familja humbi njeriun e saj më të dashur, kolegët humbën një shok të çmuar dhe gjuhësia shqiptare humbi edhe një studiues të palodhur e të përkushtuar.

Artikulli paraprakMEDIA GJERMANE SHKRUAN MBI ALPET SHQIPTARE
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI, “RRËFEN” SFIDAT DHE PËRGJEGJËSITË E BASHKISË SHKODËR