Universiteti i Shkodrës mbajti një konferencë albanoligjike në nderim të 60-vjetorit të Luftës së Revolucionit Antikomunist Hungarez të vitit 1956.
PËrfaqËues të bashkisë Shkodër dhe universitetit vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy vendeve. Aktivitetet ne kuadër të 60 vjetorit te Revolucionit Hungarez, kanë vijuar edhe gjatë së premtes ne Shkodër. Ne Universitetin e Shkodrës eshte mbajtur, konferenca mbi studimet historike e albanologjike, në nderim të 60-vjetorit të Luftës së Revolucionit Antikomunist Hungarez të vitit 1956. Rektori i Universitetit te Shkodres Adem Bekteshi, si dhe kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, vleresuan bashkepunimin e deri tanishem mes dy vendeve por edhe hapat ne të ardhmen Ndërkohe që konsulli i nderit i Hungarisë në Shkodër Kliti Hoti, deklaroi se 20 bursa studimi do te jene per nxenesit me te mire te universitetit te Shkodres. Gjatë conferences u prezantuan punime të studiuesve të histories, albanologjisë dhe gjuhësisë nga Shqipëria dhe Hungaria mbi marrëdhëniet shqiptaro-hungareze, në kuadër të 60 vjetorit të Revolucionit Antikomunist Hungarez të vitit 1956 me theks të veçantë në ndikimin e kësaj ngjarje në historinë politike kombëtare dhe ndërkombëtare të asaj kohe.