Në ambjentet e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua konsoriumi I katërt, përmbyllës i projektit 2-vjeçar “Interreg Ballkan-Mediterranean Helix” që ka në focus nxitjen e sipërmarrjes në sektorin e turizmit dhe rritjen e mikpritjes. Koordinatorja e këtij projekti Ylvije Kraja tregon se pjesë e këtij takimi janë përfaqësues të universiteteve të rajonit.
Kraja tregon objekivat që synon ky projekt në mommentuin e implementimit të tij.
Synim kryesori projektit mbetet shkëmbimi I eksperiencave të sipërmarrjes për mikëpritje dhe turizëm dhe gjeti përkrahje nga studentët e degëve të ndryshme. Ky projekt u financua nga Bashkimi Europian dhe fondet e shtetetve pjesëmarrëse në këtë projekt.