Ka përfunduar faza e trajnimit “Zhvillimi i fëmijës”, një trajnim ky I organizuar me mësues të shkollave të ndyshme të qarkut Shkodër nga pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Edukimit në universitetit “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës.
Përmes këtij trajnimi, synohet përmirësimi I aftësive pedagogjike të mësusve.
Gëzim Dibra zëvëndësrektori i universitetit të Shkodrës dhe njëkohësisht, koordinator I këtij projekti të iniciuar nga Ministria e Arsimit tregon se, ky është një nga 10 trajnime në të cilat mund të marrin pjesë mësuesit e qarkut të Veriut.
Sipas zëvëndësrektorit Dibra, universiteti është vatra e vetme e cila duhet të trajnojë vazhdimisht mësues.
Në fazën e parë pilot të testimit të nismës së Ministrisë së Arsimit për trajnimin e vazhdueshëm të mësuesve morën pjesë rreth 20 mësues të shkollavë të qarkut Shkodër.