Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është i përfshirë në projektin USIA të programit Erasmus Plus të financuar nga Bashkimi Europian. Në universitetin e Shkodrës u zhvillua trajnimi i dytë i këtij projekti. USIA ka si qëllim krijimin e një ure lidhëse mes qeverisë, bizneseve, medias dhe shoqërisë civile shprehet rektorja e universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi.

Përmes projektit USIA do të bëhet i mundur gjithashtu krijimi i një laboratori në universitetin e Shkodrës për kërkime shkencore.

Gjatë këtij projekti studentët do të forcojnë lidhjet e tyre me universitetin si dhe komunitetin shprehet Brikena Dionizi koordinatore e projektit USIA për Shkodrën.
Projekti USIA i mbështetur nga Bashkimi Europian është në ndihmë të zhvillimit të kapaciteteve në arsimin e lartë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, KËSHILLI KONFIRMON SISTEMIN E RRUGËVE NË DY ZONA
Artikulli tjetërRESHJET, DISA ZONA NË QARKUN SHKODËR PA ENERGJI ELEKTRIKE