Universiteti I Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Aleancën e Universiteteve Qëndrore – Lindore organizuan Konferencën e Nëntë Ndërkombëtare mbi Zhvillimet Klimatike, Zhvillimet Ekonomike, Mjedisin dhe Njerëzit. Suzana Golemi, rektore e universitetit të Shkodrës tha se kjo konferencë vjen edhe në kuadër të Samitit të Klimës të organizuar këtë muaj ku mori pjesë edhe Shqipëria.
Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi tha se edhe kjo bashki është ndikuar nga ndryshimet klimatike vitet e fundit, ndërsa ka patur edhe pasoja të shumta.
Kryetarja e Këshillit Bashkiak Brisela Kadija bën të ditur se ky është një shqetësim I cili po diskutohet me anëtarët e këshillit.
Kryetari I Seksionit te Shkencave Natyrore dhe Teknike në Akademinë e Shkencave Neki Frashëri bën të ditur se deri tani kryer një sërë studimesh për ndryshimet klimatike dhe jo vetëm
Në këtë takim morën pjesë edhe profesorë dhe specialist të fushës nga universitetet shqiptare por edhe vendet fqinje.
Kjo konferencë ishte menduar si një platformë rrjetëzimi strategjik rajonal për të identifikuar sfidat e kërkimit shkencor, ndërmarrjet e biznesit dhe hartimin e politikave për ndryshimet klimatike në nivel rajonal për dekadën e ardhshme.