Në kuadër të 25 vjetorit të rënies së professor Fehmi Agani, në ambientet e rektoratit të universitetit “ Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës është zhvilluar forumi akademik “ Prof. Fehmi Agani – martir I kombit dhe shkencës”. Rajmonda Këçira, rektore e universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi shprehet se qëllimi I realizmit të marrëveshjes me universitetin e Gjakovës , është nxitja e zhvillimit të shkencave sociale, humane për shkëmbimin e përvojave me njëri- tjetrin.

Drilon Bunjaku, rektori I universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë gjatë fjalës së tij ka treguar më shumë rreth jetës dhe veprave të këtij personaliteti të shquar.

Në fund të këtij aktiviteti universitetit të Shkodrës “ Luigj Gurakuqi” i’u dorëzua çmimi i ekselencës “ Fehmi Agani”.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, PEZULLOHET LUNDRIMI DETAR
Artikulli tjetërDISIPLINA I JEP FITOREN VLLAZNISË NË FUTSALL