Viti i ri akademik në universitetet shqiptare ka nisur me bojkotin e procesit mësimor dhe protesta nga ana e pedagogëve. Ky bojkot dhe protesta u zhvilluan edhe në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Pedagogët shprehen se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të plotësohen nga qeveria.

Protesta dhe bojkoti mësimor u zhvilluan në fakultete të ndryshme të universitetit të Shkodrës. Në fakultetin e shkencave të edukimit, shefi i departamentit të infermierisë Emiljano Pjetri dhe shefi i departamentit të psikologjisë Visar Dizdari shprehen se ky qëndrim i tyre i shërben zhvillimit të arsimit të lartë.

Rektorja e universitetit të Shkodrës Suzana Golemi u shpreh se mbështet protestën por nga ana tjetër është kundër bojkotit të procesit mësimor.

Në mbështetje të kësaj proteste të pedagogëve është edhe Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës për shkak se rritja e pagave të pedagogëve nuk duhet bërë nga qeveria duke rritur tarifat e studimit për studentët.

Protesta në universitetin e Shkodrës u zhvillua në të gjitha fakultetet ndërsa po ashtu edhe bojkoti i procesit mësimor që tashmë do jetë i përditshëm deri në plotësimin e kërkesave të pedagogëve.

 

Artikulli paraprakREKTORJA URON STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetër125 NXËNËS NË SHKOLLËN “LIRIA”, SFIDË KOMUNITETI ROM