TË GJITHA ATA QË KANË PLOTËSUAR FORMULARIN A3, KANË NJË TJETËR SHANS.Të gjithë ata që kanë plotësuar formularin A3 dhe kanë dalë fitues për në universitet mund të regjistrohen në sekretaritë e programeve fituese deri më 12 nëntor.Ministria e Arsimit ka shtyrë afatin deri në këtë datë për shkak të problemeve kompjuterike që ka patur në sekretaritë.
Për të mos krijuar panik se të rinjtë kanë humbur të drejtën e studimeve Ministria bënë të ditur se është kohë e mjaftueshme për tu regjistruar.Në bazë në udhëzimit nr 49. Ministria urdhëron sekretaritë mësimore që deri më 12 nëntor 2014 ora 18.00 të pranojnë dokumentacionin e fituesve nga A3.I njëjti udhëzim përcakton se sekretaritë mësimore të mbajnë regjistër të veçantë për dorëzim dokumentacioni dhe më pas për të referuar të dhënat të sakta se sa është numri u personave të regjistruar.A3 është formulari i fundit i plotësuar për të rinjtë që duan të vazhdojnë universitetin dhe më herët nuk kanë plotësuar formuluarin A2.