Rektori i ri i universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi, pas dekretimit nga presidenti i Republikës ka nisur zyrtarisht punën.

Në fjalën e tij rektori Bekteshi deklaroi se universiteti “Luigj Gurakuqi” është i gatshëm për të përballuar sfidat dhe ndryshimet në ligj. Rektori Bekteshi ka bërë edhe emërimin e 6 dekanëve në fakultetet përkatëse dhe ka emëruar drejtorin e institutit të studimeve albanologjike. Rektori Adem Bekteshi fitoi garën përballë Arjeta Troshanit dhe pas ankimimeve dhe vendimit të gjykatës administrative, Bekteshi nis zyrtarisht punën në drejtim të universitetit të Shkodrës.

Artikulli paraprakTAKIMI RAMA – BASHA, JA ÇFARE MENDON TOPALLI
Artikulli tjetërKONFERENCA STUDENTORE ” NË KËRKIM TË DIJES”