Bojkoti i procesit mësimor nga pedagogët në universitete vijon pa ndërprerje. Edhe në universitetin e Shkodrës kjo javë nisi me sallat e boshatisura të auditorëve thuajse në gjitha fakultetet. Kreu i sindikatës së punonjësve të universitetit të Shkodrës Peter Saraçi shprehet se kanë vendosur që protestën e tyre ta bëjnë në Shkodër për shkak edhe të kostove financiare që duhen për të shkuar në Tiranë ku u zhvillua protesta kombëtare.

Deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga Ministria e Arsimit apo rektoratet përkatëses shprehet Saraçi. Sindikata pret që në orët në vazhdim Ministria e Arsimit të nisë lëvizjet e para për zgjidhje e kësaj situate.

Në universitetin e Shkodrës ka patur disa tentative indirekte për presioneve ndaj pedagogëve shprehet Saraçi por që janë shuar me shpejtësi.

Kreu i sindikatës në Shkodër thotë se ka mbështetjen edhe të studentëve ndërsa kërkon mirëkuptimin e tyre sepse bojkoti u shërben edhe atyre.

Është e paqartë se si do të zgjidhet kjo situatë duke qenë se pjesa më e madhe e fakulteteve në universitetet publike shqiptare nuk po zhvillojnë mësim.

 

Artikulli paraprak228 NXËNËS MË PAK NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërBASHKIMI I PD? AMULI: S’KA MARRËVESHJE PA HEQUR PRIMARET