Komisioni i apelit në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka marrë në shqyrtim të gjitha ankesat e bëra nga disa prej konkuruesve për poste të ndryshme drejtuese në këtë universitet.

Nga sa bëhet e ditur komisioni i apelit ka marrë në shqyrtim në total 13 ankesa. Mes tyre janë edhe ankimimet e kandidates për rektore Arjeta Troshani e cila nuk u shpall fituese përballë Adem Bekteshit nga komisioni institucional zgjedhor që organizoi dhe menaxhoi zgjedhjet deri në shpalljen e rezultateve. Kandidatja Troshani bëri të ditur pretendimet e saj edhe publikisht duke thënë se ka ankimuar për një proces të parregullt zgjedhor në garën për rektor për një sërë arsyesh që nisin që nga listat e deri tek një numër pedagogësh që sipas kandidates Troshani nuk duhej të merrnin pjesë në votim duke ndikuar në rezultatin përfundimtar sepse Bekteshi u shpall fitues me vetëm 7 vota më shumë nga pedagogët. Përveç ankimimeve të kandidates Troshani janë marrë në shqyrtim nga komisioni i apelit edhe të gjitha ankesat e tjera të mundshme nga kandidatët për senat, përgjegjës departamentesh dhe dekan. Afati për shqyrtimin e këtyre ankesave është 10 ditë. Ka nisur me 26 të këtij muaji dhe mbyllet me datën 6 maj. Deri në atë kohë duhet që të jepet vendimi përfundimtar nga komisioni i apelit i cili ose lë në fuqi vendimet e komisionit institucional zgjedhor ose i rrëzon ata dhe i jep të drejtë ankimimeve të bëra. Tashmë të gjithë janë në pritje të këtij vendimi të dytë nga komisioni i apelit ky kryetar është Roland Ilia ndërsa komisionin zgjedhor e drejtoi Mehdi Kroni. Nga sa mësohet gjatë mbledhjes kanë marrë pjesë Adem Bekteshi i shpallur fitues në garën për rektor por edhe kandidatja Arjeta Troshani e cila ka bërë ankimimet përkatëse. Përveçse kanë bërë diskutimet e tyre kanë patur edhe një ballafaqim mes njëri-tjetrit mbi pretendimet e secilës palë. Në një moment të dytë brenda 6 majit, komisioni i apelit do të japë vendimet përfundimtarë bashkë me arsyetimet përkatëse.

Artikulli paraprakPOLICIA ARRESTON 50-VJEÇARIN, DHUNONTE GRUAN
Artikulli tjetërSHKODËR, 20 FAMILJE RREZIKOJNË TË DALIN NGA BANESAT