Pas shoqërimit në komisaritin e Lezhës për tubim të paligjshëm dhe bllokim rruge në protestën e djeshme ku bëri që kryeminstri Edi Rama të devijonte rrugën , ka reaguar nenkryetarja e bashkisë Lezhë Alfrida Marku e cila për disa orë është mbajtur në komisariatin e këtij qyteti.
Pasi është lënë e lirë menjëherë Marku ka deklaruar në facebook se është e vendosur që mbrojë fort dinjitein e Lezhës dhe Shqipërisë duke i dhënë mundësinë shqiptarëve që të largojnë alternativen e së keqes që sipas saj është Edi Rama
Iu bashkova sot protestës së qindra qytetarëve nga Lezha, Kurbini, Vau Dejës e Shkodra, të cilët në mënyrë paqësore e qytetare, ashtu sikurse qindra mijë shqiptarë të ndershëm më datë 16 shkurt, kanë marrë tashmë një vendim të pakthyeshëm: të ecin në krah të kundërt me Edi Ramën!
Të ecin në krah të kundërt me Rilindjen! Të shkojmë së bashku drejt zhvillimit, duke dalë kundër krimit dhe abuzimit si e vetmja alternativë që iu ofrua Shqipërisë e shqiptarëve në këto 6 vite.
Në vijim të aktit më të rëndësishëm politik të ndërmarrë në pluralizëm nga Partia Demokratike dhe të gjitha forcat politike opozitare, djegies së mandateve, çdo shqiptar i ndershëm sot kërkon që Shqipëria të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke garantuar një proces të drejtë e ndershëm, pa ndikimin e krimit.
Vetëm kështu, Parlamenti, sikurse çdo institucion, mund të jetë forca e zërit dhe autoritetit e dinjitetit qytetar.Partia Socialiste e Shqipërisë duhet të vijojë me dorëzimin e të gjithë mandateve parlamentare.
Le ta nisin nga Lezha, që është shembulli i faktuar tashmë, sesi Rilindja cënoi vullnetin qytetar duke blerë votat me paratë e drogës dhe bëri presion qytetarëve për ti votuar. Përfaqësuesit e Lezhës në Parlament duhet të dorëzojnë mandatet dhe tu kërkojnë falje lezhjanëve për denigrimin dhe cënimin që i bënë vullnetit të tyre.
Nga zemra Ju falënderoj të gjithëve që së bashku jemi pjesë e rrugëtimit tonë, në përmbushje të obligimit tonë qytetar për të mbrojtur fort dinjitetin e Lezhës, e Shqipërisë.Qeveria e krimit dhe abuzimit ka rënë! Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!
Rilindja ishte alternativa më e keqe pas komunizmit!Të enjten, më 21 shkurt, do të jemi sërish të gjithë bashkë para Parlamentit!Duhet ti kthejmë Shqipërinë shqiptarëve! Duhet të rikthejmë shqiptarët në Shqipëri deklaroi nënkryetarja e bashkisë lezhë Alfria Marku
Pasditen e së Martës numri dy i bashkisë Lezhë bashkë me 10 persona u shoqëruan në ambientet e policisë nën akuzën e tubimit të paligjshshëm dhe bllokimit të rrugës