Rikonstruksionit te Ures se Vjeter te Bunes iu gezuan dhjetra qytatere shkodrane si nje investim i domosdoshem dhe me shume vlere.
Mirpo ne gjithe morine e diskutimeve eshte lene menjane nevoja per nje rikonstruksion te plote te ures se bahcallekut e vendosur mbi lumin drin . Ura e bahçallekut vijon te jete ne gjendje te renduar. Edhe ne kete sezon turistik hyrja ne qytetin e Shkodres nuk eshte aspak e kendshme.
Nderhyrjet per rikonstruksion duket se vetem sa e kane shemtuar me shume kete ure. Ashtu sikurse rendomte ndodh edhe pas nderhyrjeve siperfaqesore ura mban kete standart. Sic shihet nga pamjet gropat ne mes te rruges trotuaret e demtuara se bashku me parmaket mbrojtes nuk i kane rene ne sy sic duket personave qe kane pergjegjesi per mirembajtjen e kesaj ure .
Kjo gje ka sjelle edhe shqetesimin e drejtuesve te mjeteve pasi automjetet e tyre nuk mund ti shmangen amortizimeve te vazhdueshme dhe trafikut drejt Shkodres dhe anasjelltas. Edhe pse eshte nyje lidhese e qytetit me pjesen tjeter te vendit Ura e Bahcallekut nuk ka marre vemendjen e duhur, dhe projektet e bashkise te shkodres per rikonstruksionin e saj vazhdojne te mos financohen .
Kjo ure qe kalon mbi lumin Drin dhe me prurjet e medha te viteve te fundit ka pesuar jo pak demtime edhe ne kembet e saj Ndonese eshte apeluar disa here per gjendjen ne te cilen ndodhet Ura e Bahcallekut gjendja vijon te mbetet e njejte drejt shkaterrimit gradual.