Gjendja e renduar e ures se bardhajve risillet ne vemendjen e banoreve te ksaj zone pasi ndjehen te mashtruar nga premtimet e fushtes se fundit elektorale.
Me ardhjen e stines se shirave ne kete zone situata do te shkoje drejt perkeqesimit pasi gropat e hapura cdo dite e me teper dhe carjet e shumta te krijuara ne pjeset anesore i bejne keta banore te kerkojne ndihme.
BANORET E FSHATRAVE I FRIKËSOHEN STINËS SË RESHJEVE
Gati 20 vite pa nderhyre asnjehere per mirembajtjen e saj me shume se 1 mije banore te fshatrave Bardhajve dhe Postribes shprehen se ura perdoret vetem per fushate elektorale teksa i kujtojne Bashkise Shkoder se kopetencat e saj jane me te larta me ndarjen e re territoriale. Kjo ure eshte lene ne dore te fatit dhe meshires se lumit kir i cili ka gerryer kolonat e brishta pergjate gjithe segmentit.I kontaktuar nga Star Plus drejtori i Autoritetit Rrugor per Veriun shprehet se me perfundimin e investimit te rruges Bardhaj-Postribe ura do ti nenshtrohet nje rikonstruksioni te pjesshem por qe nuk do te perfshije zgjerimin e korsise se saj i cili ne mjaft raste krijon trafik dhe pasiguri per mjetet e kesaj zone.