BANORËT: KEMI FRIKË TË KALOJMË, MUND TË SHEMBET. Ura e Bardhajve prej vitesh eshte ne fokus te mediave dhe nje shqetesim per banoret e zones e kalimtaret per shkak te amortizimit te saj qe vijon dita-dites duke rrezikuar keshtu shembjen totale.
Banoret jane skeptike per te apeluar ne organet pergjegjese per riparimin e saj pasi prej vitesh kerkesat e tyre nuk jane marre parasysh. Nderkohe edhe zona perreth kesaj ure dhe lugines se lumit kir eshte mbuluar nga mbeturinat e kjo pamje ska nevoje per shume komente Kjo zone duket se prej vitesh nuk ka perfituar nderhyrje e investime, banoret tregojne se ka vite qe ka filluar degradimi i kesaj ure e megjithate askush nuk ka nderhyre, vetem ne kohe fushatash elektorale jane bere premtime, premtime qe kurre su permbushen. Mbetet vetem shpresa se dikush do kujtohet per kete ure perpara dhe se te kete pasoja te parikuperueshme.
[iframe width=”100%” height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/j9MtOwa0DbA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]