Amortizimi i urës në Bardhaj të njësisë administrative Rrethina, vijon të jetë një problem shqetësues për banorët prej vitesh. Ata thonë se ndihen të rrezikuar ndërsa kalojnë mbi urë, pasi rrezikon shembjen si shkak i prurjeve të lumit Kir.
Një tjetër shqetësim për kalimtarët është edhe ngushtësia e urës. Çdo ditë banorët thonë se krijohen rradhë të gjatë për të kaluar, ndërsa tregojnë se ka raste kur ndodhin edhe debate mes drejtuesve të automjeteve.
Pak muaj më parë është bërë ndërhyrja në forcimin e bazamenteve të kolonave në urën e Bardhajve, por sipas banorëve investimi nuk është i mjaftueshëm ndaj kërkojnë ndërtimin e një ure të re atje.