LAVDIA DHE MADHËSHTIA KANË HUMBUR NË KUJTESËN E VITEVE. Ura e Vjetër e Bunës, tashme jo me në funksionin e saj te dikurshëm, pas ndërtimit të urës se re, kjo nisur të jetë pjesë e grabitjeve për skrap në qytetin e Shkodrës.

Një fenomen i tille vihet re edhe nëpërmjet pamjeve ku dallohen qarte lidhjet ndërmjet dy krahëve të urës së vjetër të Bunës të cilat kane ngelur te pakta, ne tere gjatësinë e kësaj relike tashme historike te qytetit. Megjithatë kjo nuk është hera e pare, qe ura e vjetër e Bunës është pre e grabitjeve për skrap. Dy vite me pare do te ishin mediat ato të cilat ngritën shqetësimin për ketë ngjarje te shëmtuar qe i ofrohej Shkodrës, ndërkohe qe tashme kjo situate rikthehet serish me një pamje akoma me te zymte. Fakti i grabitjeve për skrap pohohet edhe nga peshkatarët te cilët, jashtë kamerave pohojnë se persona te ndryshëm te paidentifikuar, shfrytëzonte orët e errësirës gjate mbrëmjes, që të ç’montojnë strukturat e hekurit dhe nyjet lidhëse të krahëve te urës se vjetër te Bunës në Shkodër. Te gjendur përballe këtij fakti te shëmtuar ndaj këtij monumenti të rëndësishëm në Shkodër askush nuk reagon për të nxjerre në dritë fajtoret e kësaj ngjarje të shëmtuar, por më shumë se kushdo tjetër duket se është neglizhenca e pushtetit vendor për te ruajtur ketë relike të çmuar të vetë historisë së qytetit të Shkodrës.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/fRKkpguuKNQ?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakFMN, 130 MN $ KUNDËR EBOLAS
Artikulli tjetërE DIELA, NJË DITË FUNDJAVE NË SHKODËR