Pedonalja tek ura e Bunës brenda pak ditësh nuk do të ekzistojë më. Pemët do të priten ndërsa e gjithë pedonalja do të mbushet me zhavor deri në lartësinë 2 metër për të vijuar ndërtimin e lotit të dytë të By Pass-it. Në këtë mënyrë qytetarët nuk do të bëjnë më xhiron e zakonshme në pedonalen në hyrje të qytetit. Inxhinieri i këtij projekti Pjerin Delia tregon se si e gjithë pedonalja do të mbushet me zhavor.
Ambjentalisti Mirsad Basha, drejtues i organizatës Eko Mendje e quan absurde prishjen e pedonales në hyrje të qytetit për shkak të dëmit të madh mjedisor që shkaktohet dhe kërkon që punimet të ndalen sa më shpejt.
Edhe qytetarët janë kundër prishjes së pedonales pasi aty dalin çdo ditë ndërsa nuk kanë asnjë lloj informacioni për mbylljen për shkak të punimeve dhe prishjen e saj.
By Pass-i i Shkodrës është kthyer më keq se një telenovelë pasi punimet kanë afro 10 vite që kanë nisur dhe ai projekt ka ndërruar disa herë duke mos patur kurrë qartësi.
Është tentuar edhe para 7 vitesh prishja e pedonales në hyrjes të qytetit por atëherë u ndal si shkak i reagimit qytetar. Edhe kësaj here pritet që qytetarët dhe organizatat mjedisore të protestojnë duke qenë kundër prishjes së pedonales.