Pas pushimit 2-ditor në fundjavë, punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes do të rinisin punimet për lyerjen e Urës së vjetër Bunës dhe më pas, në këtë monument kulture të kategorisë së dytë pritet që të vendosen dërrasat e reja për krijimin e bazamentit.

Elementët metalikë të dëmtuar gjatë kohës janë zëvendësuar dhe çdo ditë e më tepër Ura e Vjetër po merr formën e parashikuar në projekt. Ministria e Mbrojtjes në kuadrin e nismëtares së keëtij projekti të mbështetur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit akoma nuk ka përcaktuar një datë fikse se kur do të jetë gati Ura e Bunës për qytetarët, megjithatë sipas inxhinierëve që po kryejnë punimet ritmet e punës kanë qenë të shpejta.

Pavarësisht se ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal, për shkak të rikonstruktimit të Urës së Vjetër të Bunës ka patur mjaft polemika, tashmë të gjithë strukturat janë bashkuar për t’i dhënë jetë këtij projekti të vonuar poër qytetarët shkodranë. Përvec se një mga objektet historike më të rëndësishme të Shkodrës, Ura e Vjetër e Bunës përdoret gjatë gjithë stinës së verës nga mijëra qytetarë shkodranë si mundësi për t’iu drejtuar në këmbë Shirokës. Para se të fillonin ndërhyrjet, dëmtimi gradual i saj ka rrezikuar këmbësorët.

Artikulli paraprakKAMPIONATI I DEBATIT, FITON FAKULTETI I DREJTËSISË
Artikulli tjetër“VESPA DHE MIQTË”, QINDRA MOTORË MBËRRIJNË NË SHKODËR