Ura e lëvizshme Bunës, Monument Kulture i kategorisë së parë, ka marrë formë. Tashmë punimet janë përmbyllur dhe ura e cila ishte kthyer në një rrezik serioz për kalimtarët, ka marrë pamje të re dhe duket se do të jetë një atraksion për turistët.

Pamjet madhështore të saj i ka ndarë edhe kryeministri Rama me ndjekësit e tij në fb, ku nuk ka lënë pa thumbuar kryebashkiaken Ademi.

Rama: “MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të Urës së Bunës deri 9 javë më parë, siç e donte Voltana, dhe Ura e Bunës mbrëmë për Shkodrën që duam ne”

Financimi i i rikonstruksionit të urës u bë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa punimet u kryen nga specialistë të forcave xhenio të ushtrisë. Ura e lëvizshme e Bunës e shpallur Monument Kulture është ndërtuar me fondet e qeverisë osmane në vitin 1889, në sajë të iniciativës së Guvernatorit të Shkodrës, Qazim Pasha. Ajo ka qenë hapur me anë të një mekanizmi në formë manuale, ku si fillim shërbeu si mbrojtje nga rreziku malazez e më vonë për të bërë të mundur lëvizjen e varkave nga lumi Buna në liqenin e Shkodrës dhe anasjellas.

Artikulli paraprakUKRAINA DEL PËRFUNDIMISHT NGA “PERANDORIA RUSE”
Artikulli tjetërTONIGHT – 12.07.2017