Pas ngritjes se shqetesimit ne Star Plus te ures se vjeter ne qytetin e Lezhes e cila rrezikon jete njerzish vjen edhe reagimi i Bashkise se ketij qyteti.

Drejtori i sherbimeve publike Ndue Lushi e justifikon institucionin e Bashkise me mungesen e fundit ndersa fajeson Fondin Shqiptar te Zhvillimit, per mos realizimt brenda standarteve te kesaj ure.

Lushi tha se do rishikohet mundesia e mbylljes se ures per automjetet, ndersa qarkullimi te behet vetem per qytetaret.

Ai gjithashtu pohoi faktin e demtimit te nje sere veprash publike ne Lezhe, ndersa tha se per keto jane bere edhe denoncime ne Polici.

Demtimi dhe vjedhja e prones publike ne Lezhe eshte kthyer ne qender te vemendjes, edhe pse eshte apeluar disa here per mbrojtjen e prones.

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, 23 RASTE ME KANCER GJIRI GJATË 2018-ës
Artikulli tjetërSHKODËR. TË SHTËNA , PLUMBI “QORR” HYN NË BANESË