Rikonstruksioni i “Urës së Mesit” vijon të mbetet një premtim elektoral. Kjo pasi ura duket se është lënë në harresë të plotë nga qeveria. Ja se cfarë shkruante dy vite më parë Kryeministri Edi Rama për Urën e Mesit dhe Kalanë e Drishtit
———————————————————————————————-
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh spektakolar të Urës së Mesit në Shkodër, një monument i rrallë për teknikën e ndërtimit dhe vlerat arkitektonike, ndërtuar në vitin 1768.
Ky monument është përfshirë në projektet e programit IPA-2017 për restaurimin e plotë të 13 harqeve elegante të urës, rehabilitimin e peizazhit të mrekullueshëm të rrethinave të lumit dhe Kalasë së Drishtit
———————————————————————————————
Pavarësisht premtimit para fushatës zgjedhore të kryeministrit Edi Rama për rikonstruksionin e saj, deri më tani kjo urë nuk ka njohur asnjë ndërhyrje.
Ndërkohë sot kjo Urë ka pësuar shumë dëme nga koha, dora enjeriu apo dhe vërshimet e lumit, por pavarësisht disa ndërhyrjeve të vogla, dëmtimet po shtohen cdo ditë, e ndërsa organet kompetente duket se janë shumë larg kryerjes së një investimi serioz në rikonstrukcionin e saj dhe ndalimin e dëmtimit të më tejshëm.
Ura e mesit është një urë otomane, ndërtuar me gurë 250 vite më parë. Kjo urë është ende në funksion të banorëve të zonësKjo urë vizitohet gjatë gjithë vitit nga turistët e huaj, por pamjet që përballen kur vijnë pranë kësaj ure lënë për të dëshiruar.
Ndërkohë Kryeministri premtoi edhe për Kalanë e Drishti një monument kulture i rrallë por deri tani përvecse e harruar nuk bëhet fjalë për
investime në të.K alaja e Drishtit është një nga monumentet e rëndësishme të Shkodrës i piketuar për t’u pasur në konsideratë nga politikat për turizëm kulturor në këtë zonë,por edhe ajo si shumë gjëra të tjera mbeten premtime në letër.
Për të shkuar tek ky objekt antik duhet të përballesh me rrugën tepër të amortizuar. Kalaja e Drishtit mund të tërheqë edhe më shumë vizitorë për turizëm kulturor së bashku me Urën e Mesit,