Ura e Mesit, monumenti I kulturës me vlera të mëdha historike vijon të tërheqë turistë nga e gjithë bota. Këtë të enjte, shumë turistë të huaj kishin zgjedhur të vizitojnë urën e Mesit dhe të shijojnë bukuritë natyrore të zonës.
Ura e Mesit në Shkodër është një atraksion turistik, që ka tërhequr një pjesë të mirë të turistëve në këtë sezon e mandje ndryshe nga vitet e shkuara numri I tyre ka ardhur në rritje. Arkitektura dhe historia e saj e krijimit iu jep njerëzve dëshirën për ta vizituar ketë vend, për të bërë foto fantastike dhe pse jo tua sugjerojnë edhe miqve të tyre pëer ta vizituar.