Ura e Mesit është kthyer në një pikë tërheqëse për turistët e huaj. Nga viti në vit po tërheq edhe më shumë turistët e huaj. Çdo ditë dhjetra turistë vizitojnë këtë monument kulture. Ata thonë se është një vend i këndshëm, ndaj vijnë ta vizitojnë me miqtë apo familjarët e tyre sa herë që janë në Shqipëri.

Ura e Mesit ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir. Turistët të cilët vijnë në Shkodër, ndalen të vizitojnë edhe Urën e Mesit. Vitin e kaluar ka patur një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, ndërsa pritet që këtë sezon turistik kjo shifer të rritet edhe më shumë.

Artikulli paraprakIPESHKËVI I TIVARIT: PUNONI PËR NJË JETË ME DINJITET
Artikulli tjetërÇMIMET “AT ZEF PLLUMI” PËR VITIN 2024