Gjatë sezonit veror të gjithë mendojne për pushimet e krysisht si destinacion parësorë është gjithmonë plazhi. Por ka edhe nga ata që preferojnë edhe malin apo edhe vendet që mbartin histori. Një prej tyre kur viziton qytetin e Shkodrës është edhe Ura e mesit. Edhe pse tashmë jemi drejtë mbylljes së sezonit veror turistët duket se kanë shumë interes për të vizituar këtë vend. Në syrin e tyre u duket shumë interesante çdo detaj I mundshëm në lidhje me këtë urë.
Ura e Mesit në Shkodër është një atraksion turistik, që ka tërhequr një pjesë të mirë të turistëve në këtë sezon e mandje ndryshe nga vitet e shkuara numri I tyre ka ardhur në rritje. Arkitektura dhe historia e saj e krijimit iu jep njerëzve dëshirën për ta vizituar ketë vend, për të bërë foto fantastike dhe pse jo tua sugjerojnë edhe miqve të tyre pëer ta vizituar.