Vijon hedhja pa kriter e mbeturinave pranë Urës së Mesit edhe në kohën kur zona e Postribës me Kalanë e Drishtit apo edhe lumin Kir është më e frekuentuar si asnjëherë nga turistët.

Ura e Mesit mund të konsiderohet pa më të voglin dyshim si një nga monumentet më të vjetrit në vend në llojin e saj por harresa e viteve po ia humb vlerat si shumë monumenteve të tjera në Shkodër.Ashtu sic shihet nga pamjet mbetje të shumta hidhen në afërsi të kësaj ure. Për kreun e Inspektoriatit të Mjedisit Edmond Tërthorja situata nuk është aspak e mirë, megjithatë ai thotë se do të nisin ndëshkimet vetë atëherë kur bashkia e Shkodres do të sjellë të faktuar kontratën që do të lidhë me firmat tenderuese që do të merren me menaxhimin e këtyre mbeturinave.Sipas Tërthores qëllimi I këtij institucioni nuk është vetëm ndëshkimi por edhe sensibilizimi. Ky problem është trajtuar disa herë në media megjithatë ende nuk po merren masa konkrete .Përvec se krijojnë një imazh tejet negativ, këto mbetje janë edhe burim sëmundjesh ngjitëse në stinën e verës.Turistët disa herë kanë deklaruar se mbeturinat I prishin pamjen këtij monumenti , ndërsa banorët pohojnë se mungesa e kazanëvë dhe mospastrimi I tyre I detyron ata që mbetjet ti hedhin nëpër tokë.

Artikulli paraprakVELIPOJA I GARANTON PUSHUESVE KUSHTE BASHKËKOHORE
Artikulli tjetërNJËSIA ADMINISTRATIVE E HAJMELIT SHUMË SHPEJT ME PAMJE TË RE