Pavarësisht rëndësisë së madhe historike dhe turistike, Ura e Mesit është lënë prej kohësh jashtë vëmendjes së instancave përgjegjëse.

Mirëmbajtje ka patur vetëm në aspektin e ruajtjes së trashëgimisë, ndërsa për panoramën e krijuar përreth këtij monumenti kulturor askush nuk është kujdesur. Mbetjet e shumta urbane janë hedhur ngado përreth Urës duke krijuar një pamje aspak të denjë për këtë objekt me vlera. Punonjësit e Njësisë Administrative Postribë nuk pranojnë të flasin para kamerave, ndërsa shpjegojnë se ky institucion nuk ka funksion ndërhyrjeje për të pastruar argjinaturën e Lumit Kir, por vetëm raportimin e problematikave me të cilat përballet zona. Burime pranë kësaj njësie administrative bëjnë me dije së është raportuar disa herë për situatën e krijuar, por nuk ka patur asnjë reagim. Ura e Mesit është një monument Kulture i ndërtuar në vitin 1768 dhe deri me ndërtimin e urës se re, ka lidhur Drishtin me Shkodrën. Përveç restaurimeve të vogla, në aspektin e pastërtisë ky objekt është neglizhuar nga viti në vit, megjithatë bukuria që kjo urë përfaqëson arrin të mbledhë një numër të madh turistësh vendas dhe të huaj.

Artikulli paraprakEMËRTIMET E RRUGËVE DHE SHESHEVE, MUNGOJNË FIGURAT SHKODRANE
Artikulli tjetërVOLEJ MESHKUJ, TIRANA ELEMINON VLLAZNINË NË KUPË